Sot seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës

Sot vazhdon seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve.

“Dëshmitari i mbrojtur do të vazhdojë me telenovelën e tij të përgatitur nga kush e di se kush, mbrojtja do të ketë vërejtjet e saja dhe gjykata përsëri do t’i refuzojë këto vërejtje dhe prokurori përsëri do t’i bëjë pyetjet dëshmitarit të mbrojtur, të cilat përgjigjet ai “i dine” paraprakisht me inteligjencën e tij të mbajtjes në mend të numrave për të cilat dhe Ainshtaini do ta kishte zili”, ka deklaruar avokati i Sylës, Tomë Gashi.

Gashi shtron një pyetje a thua Komandanti i Shtabit të Përgjigjshim të UÇK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka luftuar për këtë sistem të sundimit të ligjit, ku atij i mohohet e drejta për drejtësi?!./Indeksonline/