IT-së iu shkurtua buxheti për 88 %, deputetët heshtën sepse s’kanë njohuri për të

Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Siguri Kibernetike të organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka diskutuar lidhur me raportet e tremujorit të dytë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë për Siguri Kibernetike; themelimin e CERT-ave nga disa institucione; përpjekja për themelimin e CERT-it Qeveritar dhe atij Nacional si dhe u prezantua përbërja e Këshillit Shtetërorë për Siguri Kibernetike .

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, tha se përkundër përshtypjes së krijuar në opinionin se qytetarët kanë njohuri mbi sigurinë kibernetike, e vërteta është shumë më ndryshe dhe lirisht mund të konstatojmë se njohuritë mbi rreziqet e sulmeve kibernetike dhe sigurinë kibernetike në përgjithësi u mungojnë edhe një pjesë e madhe e qytetarëve si dhe

zyrtarëve të institucione publike .

“Është shqetësues debatimi i rishikimit të buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku përkundër faktit që buxheti për teknologjinë informative deri ne 88% u shkurtua kaloi në heshtje nga të gjithë deputetët (me përjashtim të njërit) duke dëshmuar që deputetet në mungesë të informacioneve që kanë nuk e kanë parë të arsyeshëm ta kundërshtojnë këtë shkurtim buxheti”, tha Mustafa.

Të gjithë anëtarët e këshillit me kontributin e tyre gjatë këtij takimi konfirmuan gatishmërinë e tyre maksimale dhe përpushjen e objektivave të parapara nga Strategjia për Siguri Kibernetike duke shpresuar që edhe vendimmarrja në institucionet më të larta të jetë pro kësaj strategjie.