NASA: Zhdukja e yjeve, shenjë e civilizimeve të përparuara të alienëve

Një studim i ri thotë se zhdukja e pashpjegueshme e yjeve mund të jetë dëshmia e fundit rreth ekzistimit të civilizimeve të përparuara të alienëve në gjithësi.

Astronomët propozojnë që të bëhen studime rreth efekteve të pamundshme fizike, të shkaktuara nga teknologjitë tepër të përparuara, duke u bazuar te zhdukja e galaktikave dhe yjeve të Kashtës së Kumtrit.

Pasi që kanë analizuar rreth 300,000 yje, një grup shkencëtarësh suedezë kanë gjetur një objekt qiellor, i cili ndoshta mund të hedhë dritë në jetën e jashtëtokësorëve në univers.

Shkencëtarët nga universiteti suedez në Upsala kanë propozuar një metodë krejt të re të kërkimit për shenjat e civilizimeve të përparuara aliene. Ideja befasuese konsiston në regjistrimin e yjeve apo galaktikave që zhduken. Deri tani rezultatet e studimit janë kontroverse.