Një nga viktimat e sulmit në Mynih ishte nga Tirana, diplomati ka një apel për autoritetet shqiptare!

Një nga viktimat e sulmit në Mynih ishte nga Tirana, diplomati ka një apel për autoritetet shqiptare!

GAZETAEXPRESS E shtune, 23 Korrik 2016 17:05 Ish-ambasadori shqiptar në Angli Mal Berisha e ka ndjerë edhe më shumë sulmin terrorist në Mynih të Gjermanisë, e kjo për shkak se një nga viktimat e pafajshme që humbën jetën, ishte vajza e mikut të tij, Gëzim Sulajt.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, diplomati shqiptar shpreh ngushëllimet për humbjen e Sabines, vajzës shqiptare nga Tirana. Po ashtu, Berisha vlerëson faktin që autoritetet e Kosovës shpallën ditë zie të dielën për të respektuar dy jetët e humbura të të rinjve me origjinë nga Kosova. “Ftoj autoritetet shqiptare të bëjnë të njëjtën gjë për të renë shqiptare – thotë diplomati – duke shtuar se “për ndërmarrjen e këtij akti të tillë nderimi nuk duhet pritur që të numërohen viktimat. “Çdo jetë njeriu ka vlerën e tij” – shprehet ai.

Statusi

Të dashur miq!

Shpreh keqardhjen e pafund për viktimat e aktit kriminal që ndodhi në Mūnih ditën e djeshme.

Po ashtu ndaj dhimbjen e thelle dhe i shpreh ngushëllimet mikut tim Gëzim Sulaj qytetar shqiptar, ish banor i lagjes nr 9 në Tiranë për humbjen e vajzës së tij Sabine Gëzim Sulaj, edhe ajo e rregjistruar në këtë lagje.

Ndërkohë, shpreh mirënjohjen për autoritetet e Republikës së Kosovës për shpalljen e ditës së nesërme Ditë Zie, për humbjen e dy të rinjëve me origjinë nga Kosova.

Ftoi autoritetet shqiptare që të bëjnë të njejtën gjë për të renë shqiptare Sabine Gëzim Sulaj që është një ndër viktimat. Për ndërmarrjen e një akti të tillë nderimi nuk duhet pritur që të numërohen viktimat. Cdo jetë njeriu ka vlerën e vet.

U preftë në paqë ky engjëll që në vend të jetës më të mirë jashtë atdheut gjeti vdekjen e tmerrshme! R.I.P