Vritet Sabina Sulaj në Munich – Viktima e parë shqiptare e sulmeve terroriste

Në sulmin në Munih të Gjermanisë ka vdekur shqiptarja Sabina Sulaj.

Këtë gjë për Gazetën Express e ka konfirmuar nëna e Armela Segashi, Nazmija, vajza  e cila aktualisht është e zhdukur.

Ajo tha se për vajzën e saj akoma nuk ka informacione por shtoi se shoqja e saj Sabina ka vdekur.

“Krejt çka di për Sabinën është se nëna e saj është nga Shqipëria dhe babai është nga Kosova. Ajo ka qenë shoqe me vajzën time Armelën”, tha Nazmija.