Gaboi Thesari, 354 fermerë u paguan nga dy herë

Euro, Geld, Geldscheine, Geldpakete, (FREISTELLER !!) Foto: Clemens Fabry
Për shkak të gabimeve të thesarit gjatë procesimit të pagesave për subvencione të fermerëve për perime në fushë të hapur, gjatë vitit që shkoi, 352 përfitues ishin paguar nga dy herë gabimisht me vlerën e mbi paguar gabimisht mbi 247,047 euro.

Kurse, Ministria e Bujqësisë për përfitimin e granteve ka poentuar përfituesit që nuk i ka takuar asnjë pikë.

Kështu shkruan  në raportin e vitit 2015 të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, ku theksohet se pasi janë vërejtur këto gabime, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka filluar korrigjimet në Departamentin e Thesarit, si dhe të kërkojë kthimin e mjeteve nga përfituesit.

Auditori thotë se nga testimi i vlerësimit të aplikacionit dhe dëshmive për përfitimin e grantit “Ujitja e Tokave Bujqësore” në vlerë 160.000 euro, ka vërejtur parregullsi në poentimin e përfituesit.

Në kuadër të buxhetit për Investime Kapitale, Agjencia Pyjore e Kosovës (APK) për secilin vit krijon shpenzime sipas planeve menaxhuese për pyjet publike dhe tokat pyjore si p.sh. pyllëzimet e sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e pyjeve.

APK sipas Auditorit,këto investime kapitale të kryera në pyjet dhe tokat pyjore që nuk janë në pronësi të saj i ka regjistruar si kapital tjetër në regjistrin e pasurisë.

Megjithatë, Auditori sqaron se sipas rregullave financiare organizata buxhetore financuese duhet të regjistrojë transaksionin në kategorinë e investimeve në vijim deri në momentin e përfundimit të pasurisë, e pastaj t’i transferohet organizatës përkatëse.