“Misioni i Ruzveltit”, u dha edhe në Prishtinë në festivalin HAPU(FOTO)

“Kjo është një gjë universale në gjithë botën, dhe në këtë aspekt vendosëm ta sjellim këtë performancë, të punojmë në të dhe ta shfaqim në vende të ndryshme të botës”, pohoi Iacopo Fulgi për KultPlus, transmeton ‘PrishtinaPress.eu’.

“Misioni i Ruzveltit”, ishte një mision që padyshim la gjurmë gjatë ditës së djeshme në kryeqytet. 20 karroca të individëve me aftësi të kufizuara, u mbushën me qytetarë të Prishtinës, të cilët nuk kishin nevojë për këto karroca, por që, për tu përmbushur misioni duhej të bëhej kështu. Kalimtarët e rastit nuk dinin asgjë. E ata që ishin në karroca përgjatë një ore e dyzet minuta ishin nën lëkurën e atyre individëve që çdo ditë përballen me jetën në karrocë, përballen me shikimin e çuditshëm të njerëzve, mos dhënien e ndihmës, mos lirimin e rrugës, mos pasjen e rrugës adekuate për këta persona, e shumë e shumë gjëra të tjera që jo vetëm në Kosovë, po ndodhin në gjithë botën.

“Kjo është një eksperiencë për ta parë veten se si të shikojnë të tjerët, si ndihesh ti, sa po hasë në ndihmë e kështu me radhë, pasi që, kalimtarët e rastit nuk e dinë që këta nuk janë me aftësi të kufizuar dhe e gjithën kjo është ideja”, tha pak para fillimit të këtij misioni drejtori artistik i festivalit HAPU, Florent Mehmeti.

Karroca në këtë ditë ishte një simbol. Qytetarët shikonin të habitur, pasi që, “Misioni i Ruzveltit”, projekt ky i bërë nga grupi Tony Clifton Circus, të cilët këtë mision e kanë dërguar edhe në vende të tjera të botës, pasi që, siç than ata kjo është një temë universale.

“Kjo është një gjë universale në gjithë botën, dhe në këtë aspekt vendosëm ta sjellim këtë performancë, të punojmë në të dhe ta shfaqim në vende të ndryshme të botës”, pohoi Iacopo Fulgi për KultPlus.

E për ata që u bënë pjesë e kësaj performance, ishte gjëja më e mirë që u ka ndodhur ndonjëherë. Adrian Berisha i njohur në vend si DJ Gamble, ishte njëri ndër pjesëmarrësit e këtij misioni, ai për KultPlus, tha se kjo është një ide brilante, pasi që, vetëm tani e dinë se si është të jesh m e aftësi të kufizuara.

“Kjo ishte një ide brilante, ku ne qytetarët të cilët nuk kemi nevojë për një karrocë ta shohim se sa e vështirë është për këta njerëz që kanë nevojë për karrocë të lëvizin nëpër qytet. Këtë problem nuk e di sa kisha mundur ta përballoj, e kisha një eksperiencë të keqe , pasi që, shumë njerëz vetëm shikonin dhe nuk ndihmonin e kjo më bëri të ndihem keq. Kish qenë mirë që secili ta provoj, pasi që, vetëm atëherë e dinë se si është të jesh në një karrocë”, u shpreh Berisha.

Përveç shëtitjeve nëpër sheshet e kryeqytetit, dhe hyrjes në një market, kalimit të rrugës ky mision shkoj edhe më tej. Një lojë interesante futbolli u organizua mu përballë Teatrit Kombëtarë të Kosovës, ndërsa dy lojërat e tjera ku njëra ishte të shpërthenin disa balonë dhe tjetra ishte një garë e vockël se kush do kalonte i pari tek prekja e shiritit që nënkuptonte edhe përfundimin e “Misionit të Ruzveltit”.