Ndizen qirinj për viktimat kosovare në Munih (Foto)

Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ndezur qirinj sot së bashku me anëtarë të familjes Zabërgja, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Familjes Zabërgja iu vra djali i tyre, Diamanti, së bashku me dy vajza tjera nga Kosova, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi, shkruan lajmi.net

“Sonte në Prishtinë së bashku me familjen Zabërgja dhe shumë qytetarë të Kosovës dhe bashkatdhetarë duke kujtuar e nderuar Diamantin, Sabinën dhe Armelën”, ka shkruar Murati.

Tri viktimat do të varrosen të martën në vendlindje, ndërkaq sot ka qenë ditë zie për ta në Kosovë. /lajmi.net