Pesë tradhtitë më të mëdha në futboll

Gonzalo Higuain shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet te skuadra kampione e Italisë, Juventus.

Argjentinasi ka arritur marrëveshje personale me ‘Zonjën e Vjetër’, ndërsa para katër dite në Madrid, ka kryer fshehurazi testet mjekësore.

Kalimi te Juventusi, ka bërë që Higuain nga një ikonë në qytetin e Napolit, të kthehet në një të urryer.

Tifozët e  Napolit, kanë nisur një fushatë të ashpër duke shqyer e djegur fanellat  e tij.

Kalimi i tij te Juventusi, është cilësuar si njëra ndër pesë tradhtitë më të mëdha të bëra në futboll nga ‘The Sun’, transmeton Indeksonline.

Në mesin e pesë tradhtive më të mëdha në futboll, vend zë edhe kalimi i Luis Figos nga Barcelona te Real Madridi.

Pesë tradhtitë më të mëdha në futboll:

John Robertson: Nga Nottingham Forest te Derby, 1983

Mo Johnston: Nga Nantes te Rangers, 1989

Roberto Baggio: Nga Fiorentina te Juventus, 1990

Luis Figo: Nga Barcelona te Real Madrid, 2000

Sol Campbell: Nga Tottenham te Arsenal, 2001