Kryetari, Shpend Ahmeti, viziton SOS Fshatin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot vizitoi SOS Fshatin në Velani, me ç\’rast u interesua për projektin e kujdesit afatshkurtër për foshnjet e braktisura, si dhe mori pjesë në inagurimin e pilot-projketit “Kopshti 314 – Hapësirë Promovuese për Permakulturë në Prishtinë”, i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.

Ky kurs para së gjithash do të kultivojë aftësitë e fëmijëve, do të zhvillojë intelektin e tyre, përmirësojë ushqyeshmërinë e tyre, si dhe do te mprehë shqisat dhe nxisë kreativitetin duke i bërë më të vetëdijshëm për marrëdhëniet e tyre dhe përgjegjësitë ndaj tokës dhe komunitetit. Të udhëhequr nga mentorët e Fondacionit Jeshil, fëmijët do të jenë bashke-autorë të të gjithë procesit; prej mbjelljes së fidanëve e deri tek vjelja, duke u bërë pronarë të një përvoje dhe njohurie të re e cila është futur në kurrikulën shkollore të vendeve të zhvilluara.

Me këtë rast Kryetari Shpend Ahmeti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm në edukim, duke e pasë parasysh që ushqimi do të jetë njëra nga sfidat globale duke pasur parasysh rritjen e popullsisë dhe tokën e kufizuar agrare.  Ai u zotua për vëzhgim të projektit nga Komuna dhe në rast të rezultateve pozitive, të shtrijë këtë projekt me tutje për të minimizuar kostot e ushqimit në shkolla tjera./PrishtinaPress.eu/