Metro: Pesë gjërat që fansat e Arsenalit duhet t’i dinë për Granit Xhakën

Interesimi i Arsenali për Granit Xhakan ka arritur deri në atë mas sa besohet se Topçinjtë tashmë kanë bërë edhe ofertë zyrtare për yllin shqiptar në vlerë rreth 34 milionë funte.

Londinezët do të largojnë treshen Mikel Arteta, Mathieu Flamini dhe Tomas Rosicky dhe kështu do të hidhen me të gjitha forcat në treg për të siguruar shërbimet e Xhakës.

Edhe pse Mohamed Elneny ka impresionuar me paraqitjet e tij që nga janari, fansat e klubit londinez vazhdojnë t’i kërkojnë Arsene Wengerit që të transferon mesfushorin e përfaqësueses së Zvicrës, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast Metro ka bërë një lajm rreth profilit të 23-vjeçarit me qëllim që fansat e Arsenalit të njihen më mirë me Granitn.

Schweinsteiger i ri

456040062-e1453313425708

Mënyra e tij e lojës është e frikshme për kundërshtarët, është vështirë i kalueshëm dhe organizon mirë mesfushën. Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka krahasuar atë me Bastian Schweinsteiger dhe ky është një krahasim mjaft i qëlluar.

Një fitues me përvojë

get_img

Edhe pse është vetëm 23-vjeç, Xhaka do të sillte në Arsenal një përvojë të çmuar në aspektin e lojës në nivel të lartë dhe trofeve.

Në vetëm dy sezonet me ekipin e parë të Baselit ka arritur të fitojë dy herë kampionatin, edhe pse ishte i ri në moshë, ai ishte një nga pikat kyçe të skuadrës.

Xhaka deri më tani është paraqitur në 40 ndeshje për Zvicrën dhe ka shënuar gjashtë gola. Po ashtu me ka fituar Kupën e Botës me U17 dhe Kampionatin Evropian U21.

Besimi i kapitenit

01_30114747_960bcd_2769605a

Xhaka është një nga ata lojtarët me shpirt lideri. Ashtu diçka si Patric Viera.

Duke e parë këtë Gladbachu ia dha Xhakës këtë privilegj disa herë në këtë sezon dhe kjo është një tjetër arritje në karrierën e tij. Me shumë mundësi ai do të jetë kapiten i Zvicrës posa të tërhiqet Stephan Lichtsteiner.

Një familje futbollistësh

2F5EA54000000578-3359484-image-m-35_1450112908481

Vëllai i vjetër i tij është Taulant Xhaka dhe po ashtu është një futbollist, i cili luan për Baselin.

Taulanti është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë edhe pse ishte pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe kështu vëllezërit do të jenë kundërshtarë në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë.

Ai e zgjedh numrin e tij të fanellës!

arsenal21jan16-636666

Xhaka është një fans i madh i numrit 34 dhe ai tashmë ka bërë kërkime se a do të ishte ky numër i lirë te Arsenali në rast të transferimit të tij.

Ai gjatë një interviste në janar ka zbuluar se e ka pyetur Francis Coquelin se a do të ishte i gatshëm t’ia lëshonte numrin në rast të transferimit të tij dhe francezi ka shprehur gatishmëri të madhe.

Vlen të theksohet se Xhaka ka tatuazh në shpinë numrin 34. /Telegrafi/

Без-имени-11