Policia e Kosovës nesër përkujton Enver Zymberin, ja detajet e ceremonisë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia përkujtimore për përvjetorin e pestë të rënies së Enver Zymberit

“Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme z. Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë” thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas përfundimit të kësaj ceremonie, do të vazhdohet drejt vendlindjes së Zymerit, në Dubovc të Vushtrrisë. Aty do të bëhen homazhe te varri i tij dhe do të vizitohet familja e tij.

Agjendën e gjeni më poshtë:

Ora:      10:00 – Nderime pranë lapidarit të heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë

Ora:      11:00 – Homazhe tek varrezat e fshatit Dubovc –Vushtrri.

Ora:      11:30 – Vizitë familjes së heroit Zymeri.

Datë:     26/07/2015