Qentë endacakë shfaqen edhe në QKUK

Qentë endacakë tash e sa kohë janë bërë problem serioz për qytetarët e Kosovës. Edhe pse është kërkuar e thënë shumë për zgjidhjen e këtij problemi, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Ndërsa numri i qenve endacakë është në rritje sidomos në lagjet e Prishtinës, çka edhe po paraqet problem serioz për qytetarët në veçanti në orët e mbrëmjes.

Qytetarët të cilët po përballen me qentë endacakë, kanë treguar për KosovaPress se për ta është shumë shqetësuese prania e qenve endacakë nëpër rrugët e Prishtinës.

Ndërkohë që zyrtarë në Komunën e Prishtinës, thanë se qentë endacakë po trajtohen në bazë të ligjit për trajtimin e kafshëve.

Por një problem serioz i qenve po paraqitet edhe në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si për punëtorët e QKUK-së ashtu edhe për pacientët dhe vizitorët atje.

Merita Selmani nga Lipjani, erdhi në vizitë të familjarit të saj pacientë në QKUK, por me të dalë nga klinika u ndesh me qentë, ku fëmija i saj kishte ndjerë frikën.

Selmani tha sa herë që ka ardh në QKUK ka parë shumë qenë endacakë. Qytetari Feriz Zeqiri, thotë se edhe gjatë ditës shohin qenë nëpër oborrin e QKUK-ës, por edhe nëpër rrugët ku ka lëvizje të njerëzve. E për këtë Zeqir kërkon që të bëhet një zgjidhje.

Madje, doktoresha Gashi tha se me praninë e qenve endacakë përhapen edhe sëmundje të ndryshme.
Se qentë endacakë krijojnë problem për stafin shëndetësor që punon në kujdestari e thotë edhe Mirlinda Qyqalla, nga zyra për informim në QKUK.

Qyqalla ka shtuar se në kuadër të aksioneve që organizon Komuna e Prishtinës, dhe organizatat që merren me mbrojtjen e kafshëve të bëjnë një zgjidhje të problemit.

Udhëheqësi i sektorit për shërbime publike, Habib Qorri, tha për KosovaPress se numri i qenve endacakë është në rritje, edhe për kundër që Komuna e Prishtinës ka trajtuar një numër të madhe të qenve.

Por, Qorri tha se edhe hedhja e mbeturinave në vendet jo të duhura është njëri nga pasojat që po bënë që prania e qenve endacakë të jetë në ato pjesë.

Kujtojmë, që vitin e kaluar nga kafshimi qenve endacakë ka vdekur një gjashtë vjeçar. /Telegrafi/