Talenti i futbollit kosovarë Albin Mehmeti merr ftesë zyrtare nga Finlanda

Prishtinë, 25 korrik 2016 – Talenti i futbollit nga Vushtrria, Albin Mehmeti, i cili po konsiderohet nga shumë trajnerë edhe si e ardhmja e futbollit kosovarë, ka marrë ftesë zyrtare nga klubi Etela-Espoon-Pallo, të cilët dëshirojnë ta kenë pjesë të ekipit. Paraprakisht në muajin prill të këtij viti Albini ka qenë në prova te skuadra Etela-Espoon-Pallo në Finlandë, skuadër që zhvillon gara dhe ka akademinë e futbollit.

Albini si 14 vjeçar ka zhvilluar ushtrime me lojtarë të grup moshave të tij, dhe kontrollimi i shkëlqyeshëm i topit, vrapimi, pasimet, gjuajtjet e lira dhe katër golat e shënuar me ekipin finlandez, kanë bërë që Albini ta fiton besimin e trajnerëve të këtij klubi.

Albini i ka disa futbollist të preferuar si C. Ronaldon, T. Kros dhe A. Iniesta, ndërsa nga lojtaret shqiptarë idhull ka Shefki Kuqi, Granit Xhaka dhe Bersan Celinen. Albini synon të bëhet një futbollist i mire si Granit Xhaka, dhe të arrij të luaj në ndonjë klub prestigjioz evropian por të luaj me përfaqësuesen e Kosovës në Kampionat Evropian dhe Botëror./PrishtinaPress.eu/