EULEX i shkruan Lumezit për vdekjen e dyshimtë në Spitalin Amerikan

EULEX-i i ka shkruar letër kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezit, lidhur me rastin e vdekjes së dyshimtë të Hyra Gashit, rastin për të cilin portali Infokusi ka raportuar para pak ditësh.

Lidhur me rastin fatkeq që përcolli familjen Gashi nga Prishtina, rast i rrëfyer para pak ditësh për Infokusin, që ka të bëjë me vdekjen e Hyra Gashit, për të cilën familjaret dyshojnë se përgjegjës për vdekjen e saj është Spitali Amerikan, ka reaguar edhe EULEX-i.

Familjaret ishin zotuar qe procedurat gjyqësore dhe çdo gjë qe çon drejt drejtësisë do të ndjekin deri në fund të zbardhjes së këtij rastit. Ata kane dërguar të gjitha provat për të cilat ata dyshojnë se i është bërë e padrejtë në adresë të EULEX-i.

Këta te fundit i janë përgjigjur kësaj letre duke sqaruar që mandati i EULEX-it ka pasur disa ndryshime dhe që e kanë të kushtëzuar të marrin raste të reja. Kjo ka bërë që EULEX rastin ta dërgoj tek Kryeprokurori i shtetit dhe nëse ai e sheh të nevojshme të veproj.

Kjo është përgjigja e plotë e EULEX-it në shqip.

 

I nderuar Z. Gashi,

Zyra ime e ka shqyrtuar letrën e paraqitur lidhur me vdekjen e dyshimtë të nënës tuaj, Hyra Gashi, në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Në letrën e paraqitur, ju pretendoni (supozoni/deklaroni) se stafi mjekësor i QKUK dhe Spitalit Amerikan në Prishtinë kanë pasur sjellje të pa pranueshme.

Desha të ju informoj se me 30 Maj 2014 mandati i prokurorëve të EULEX në Kosovë ka pasur ndryshime thelbësore.

Duke u bazuar në Ligjin për Amandamentimin dhe Plotësimin e ligjeve të lidhur me mandatin e Misionit për Rregull dhe Ligj të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës No. 40/L-273 of 2014, Prokurorët e EULEX nuk mund të marrin çështje të reja.

Vetëm nëse rrethanat e parapara në Artikullin 7A të Ligjit dhe Juridiksionit, pajtohen si të amandamentuara, çështja mund t’i ngarkohet një Prokuroritë EULEX, nga një vendim i përbashkët nga Kryeprokurori i Kosovës dhe Kryeprokurori i EULEX.

Asnjë procedure tjetër për marrjen e çështjes nga ndonjë Prokurori EULEX nuk është e paraparë në ligjin në fuqi.

Për qëllime të procedurës të shpjeguara në provizionin e Artikullit 7.A të përmendur më lart, rrethanat e jashtëzakonshme në raste specifike duhet të konsistojë një nga në vijim: mos-gatishmëri na po pamundësinë nga ana e Prokurorit të Kosovës, ekspertiza dhe eksperienca e Prokurorëvetë EULEX është e nevojshme për të siguruar një hetim të rregullt ose për prokurorimin kriminal të çështjes në fjalë; ka dyshime të bazuara për të influencuar hetimin ose *prokurorimin kriminal*.

Bazuar në informatat që më janë siguruar mua, pretendimet e paraqitura nuk arrijnë pragun e lartë që do të arsyeton të përfshirjen e prokurorëve të EULEX në këtë shkallë të procedurave.

Po ja përcjell këtë letër Zyrës së Kryeprokurorit të Kosovës për konsiderim dhe nëse e gjejnë të përshtatshme, veprim.

Faleminderit që keni sjellë këtë çështje në vëmendjen time.

I juaji sinqerisht,