Komunat me obligime të papaguara dhe me më pak të hyra nga tatimi në prone

EC Ma Ndryshe ka publikuar infografika me disa të dhëna rreth performansës buxhetore të Komunave që i monitoron. Të dhënat buxhetore përfshijnë progresin në shpenzimet kapitale, të hyrat nga tatimi në pronë dhe obligimet e papaguara për komunat e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës, sikurse edhe të Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit, Mamushës dhe Shtërpcës.

Të dhënat e prezantuara në infografika janë nxjerrë nga Raporti vjetor financiar për vitin 2015 i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.

Projektin “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatoj nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë. Indeksi i Transparencës paraqet një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.