Mediat serbe alarmojnë: Shqiptarët e Kosovës po e okupojnë jugun e Serbisë

Një shkrim tjetër i bërë nga “Serbia Danas”, thuhet se në pesë vitet e fundit në rrethin e Nishit janë vendosur rreth 11 mijë shqiptarë nga Kosova.

Arsyeja kryesore e këtyre shit-blerjeve të pronave është mungesa e standardit nga serbët lokal dhe qëllimi i shqiptarëve të shtrihen në mënyrë masive jashtë kufijve në periudhën 2010 deri në viti 2015, transmeton lajmi.net.

Blerjet e pronave, sipas këtyre mediave, po bëhet kryesisht në rajonin e Nishin, Leskovcit, Vranjës, Kurshumlisë, Prokuples etj.

Gaztarë lokalë serbë, këtë fenomen e quajnë si një okupim të heshtur. Në rrugët e këtyre qyteteve, sipas tyre, çdo ditë e më shumë dëgjohet të flitet shqip, ndërsa qytetarët serbë po frikohen se shqiptarët, shumë shpejtë, do të marrin në duar fatin e  tyre.

Blerjet më të mëdha të pronave, siç thuhet, ka ndodhur në qytetin e Nishit, ku sipas të dhënave, në tre vjetët e fundit janë blerë rreth 1. 500 patundshmëri nga shqiptarët, ndërsa në rrethinën e këtij qyteti numri i tyre ka shkuar deri në 11 mijë.

Sipas tyre, forma më e shpeshtë e blerjeve po bëhet duke bërë kontratë për blerje përmes serbëve të Kosovës të cilët kanë shtetësi serbe dhe, të cilët në mungesë të kthimit të parave tek shqiptarët ata, në bazë të kontratës, obligohen t’ia japin pronën.

Ndërkohë, në opinionin kosovarë, ky fenomen, ende nuk është bërë publik dhe, nuk janë paraqitur raste të tilla.