Ministria e Forcës së Sigurisë, shpenzon 59 mijë euro për pije

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e udhëhequr nga Haki Demolli, do të harxhoj 59 mijë e 120 euro, që të furnizohet me kafe  e pije freskuese  për nevoja të saj.

“ NHT EDUKIMI”, është emri zyrtar i kompanisë e cila ka fituar tenderin, shkruan Gazeta Fjala.

Në njoftimin e publikuar thuhet se kontrata do të zgjas  dy vite. Ndërsa nënshkrimi  i kontratës pritet të bëhet me 3 gusht.