Pas martesës, Mustafin e pret një gjigant evropian

Lëndimi i Per Mertesacker e ka detyruar Arsenalin që të kërkojë një futbollist të ri në qendër të mbrojtjes. Shkodran Mustafi thuhet të jetë një nga dëshirat e para të Arsene Wenger.

Gazetari italian, Emanuele Giuianelli i cili parashikoi disa transfere të Arsenalit në të kaluarën, ka thënë se Arsenali është takuar me agjentin e Shkodran Mustafit.

Nuk përjashtohet edhe huazimi i shqiptarit te Arsenali pasi që çmimi i tij për tu transferuar është tejet i lartë./Indeksonline/