Shoferi që shtypi me makinë fëmijën në Besi, kishte ardhur për pushime në Kosovë

Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktë në fshatin Besi, ka ndodhur një aksident.

Një veturë ka goditur një fëmijë, derisa ende nuk raportohet për gjendjen e tij, shkruan indeksonline.

Mësohet se vetura që ka goditur fëmijën, është me targa të Gjermanisë, ndërkaq Policia është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.