Befason Neymar: Unë luaj për Messin

Ylli i Barcelonës, Neymar ka thënë se nuk i pëlqen të flas për veten, pasi kështu dëshiron të jap shembull në skuadër.

Por ai ka folur për Leo Messin, për të cilin tha se është lojtari më i mirë në botë dhe se ai luan për të .

“Kurrë nuk më ka pëlqyer të flas për veten. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, por varemi te Messi. Nuk më vjen turp të them se luaj për të, pasi ai është më i miri|, tha Neymar gjatë një konference për media.