Cilësia e ajrit në Kosovë kërcënim për jetën e qytetarëve

Cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg standardeve evropiane dhe tejkalon çdo normë të lejuar.

Ndër ndotësit më të mëdhenj në vend konsiderohen termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, por edhe tymi që lirojnë veturat e vjetra, si dhe thëngjilli që përdoret për ngrohje gjatë stinës së dimrit, shkruan sot Koha Ditore.

Për rrezikun nga ajri i ndotur kishte alarmuar edhe Banka Botërore, ku, përmes një hulumtimi të kryer më herët, thuhej se brenda vitit në Kosovë shkaktohen rreth 800 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, ka thënë se cilësia e ajrit në Kosovë mbetet kërcënim për shëndetin pu