Hoxha mulla Fatmiri i thur vargje dhe lartëson figurën e Erdoganit (Video)

Imami i xhamisë në fshatin Shipol në Mitrovicë, Fatmir Latifaj, ka thurur vargje për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Në videon e postuar në llogarinë e tij në Youtube, ku paraqitet duke folur para xhematit, hoxha Latifaj i quan antishqiptarë, islamofobë dhe turkofobë ata që po i kundërshtojnë politikat e Erdoganit, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë Ahmet Sadriu, zëdhënës i Bashkësisë Islame, ka thënë për Klan Kosova përmes telefonit se nuk e ka parë videon.

Megjithatë, edhe pse i është bërë e ditur se bëhet fjalë për fjalim në xhami, ai ka pohuar se Fatmir Latifaj, para se të jetë hoxhë është qytetar i Kosovës dhe mund të ketë opinionin e vet personal.