I kishte shënuar Realit, tani kosovari po iu shënon suedezëve

Talenti kosovar, Arian Kabashi vazhdon të dëshmojë se është një talent i madh i futbollit. Djaloshi nga Gurrakoci i Istogut e ka shënuar edhe një gol për skuadrën e të rinjëve të Elfsborg në Suedi.

Kabashi ka qenë një nga më të mirët në fushë në derbin ndaj Malmos të cilën ndeshjen e fituan me rezultat 4-0. Kabashi realizoi golin e katërt në këtë takim.

Pak muaj më parë i njëjti futbollist i kishte shënuar gol edhe Real Madridit në ndeshjen për të rinjët në Ligën e Kampionëve.

Kabashi luan në qendër të mbrojtjes dhe si mbrojtës i djathtë por që shpeshherë e gjen edhe golin.