Veseli takohet me Price, flasin për bashkëpunimin e Kongresit amerikan me Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se takimi i tij me kryetarin e Komisionit të House Democracy Patnership, David Price, ishte miqësor.

Ai ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunimin që a Kongresi amerikan me Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Filadelfia, në Konventën e demokratëve, pata kënaqësinë të takoj z. David Price, kryetarin e Komisionit të House Democracy Partnership. Takimi ishte shumë miqësor ngase u zhvillua në atmosferën e Konventës, për mundësitë e zhvillimit të partneritetit me perspektiva të reja. Me z. Price, biseduam edhe për bashkëpunimin e mirë që ka Kongresi amerikan me Kuvendin e Kosovës si dhe mundësitë se si të fuqizohet ky bashkëpunim.K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli ka marrë pjesë në Konventën qendrore të Partisë Demokratike ku Hillary Clinton është nominuar edhe zyrtarisht kandidate për presidente të SHBA-ve./PrishtinaPress.ue/