Xhaka tregon momentin më të mirë në karrierë, ishte kundër Unitedit

Granit Xhaka ka thënë se fitorja kundër Manchester Unitedit ishte më e mira në karrierë

Mesfushori Granit Xhaka ka dhënë një intervistë shumë interesante për faqen zyrtare të Arsenalit, ku ka folur për shumë gjëra.

Ai ka përshkruar edhe momentin e tij më të mirë në karrierë, i cili ishte gjatë kohës kur kishte qenë në Basel, e kur kishin eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve.

“Momenti më i mirë në karrierë? Mendoj se ishte loja kundër Manchester Unitedit sa isha në Basel. Ne luajtëm në Manchester 3:3, ndërsa fituam në shtëpi 2:1, duke i eliminuar nga Liga e Kampionëve”, tha Xhaka për faqen zyrtare të Unitedit.

“Por, kjo ishte e para, pasi kam pasur edhe një moment tjetër. Goli i parë në Kupën e Botës në Brazil dhe ndeshja e parë këtë vit në Kampionatin Evropian”./PrishtinaPress.eu