Zidane flet për transferimin e Pogbas

Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësin e transferimit të Paul Pogbas nga Juventusi

Paul Pogba vazhdon të mbetet në çandër të vëmendjes. Ylli francezë është mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit.

Kurse, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane nuk e ka përjashtuar mundësin e transferimit të mesfushorit francez nga Juventusi.

“Unë nuk e di nëse ai do të vijë, deri më 31 gusht kjo mund të ndodhë”, ka deklaruar Zidane në konferencën për media.

“Pogba ka zgjuar interesimin e të gjithëve pasi është lojtar i madh. Por, sot nuk është lojtar i Madridit, ai është i Juventusit. Unë nuk mund të them asgjë tjetër. “, ka përfunduar francezi.