“Agrotrade” zhbllokon rrugën te banesat e “Standardit”

Kompania “Agrotrade” ka vendosur që rruga te banesat e Standardit, në kryeqytet, të hapet deri në momentin kur komuna t’u bëjë një zgjidhje tjetër banorëve.

Rruga ishte bllokuar edhe për dy ditë radhazi banorët kanë protestuar, pasi që u është ndaluar qasjen në rrugë.

Rruga është bllokuar pasi që kompanisë ‘Agrotrade’ komuna e Prishtinës i ka dhënë leje për të ndërtuar banesa. ‘Agrotrade’, sikurse kompania ‘Standard’, e ka blerë tokën nga pronari i njëjtë i tokës. Banorët e këtyre banesave janë takuar gjatë ditës edhe me zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit. Ky takim, i cili ka zgjatur rreth një orë, ka qenë i mbyllur për media.

Heroina Maloku nga Drejtoria e Urbanizmit ka thënë se kompania ‘Agrotrade’ është pajisur me leje ndërtimi, pasi që i ka përmbushur kriteret, ndërsa Sandro Deva thotë se nuk do të ndalen deri në realizimin e të drejtave të tyre./ktv