BE dhe UNDP mbajnë punëtori për trashëgiminë kulturore me të rinjtë

Projekti i Ndërtimit të Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë (CBCPK), i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë sot punëtorinë e parë të inovacionit në Qendrën Kulturore Isa Kastrati në Kamenicë.

Punëtoria e titulluar “të Ri-imagjinojmë Trashëgiminë Kulturore” do të përqëndrohet tek të rinjtë e moshës 16 deri 25 vjeç.

Në të do të përfshihen teknika me fokus në dizajn për t’iu ofruar pjesëmarrësve burime që të mirren me trashëgimi kulturore në mënyrë inovative.

Pjesëmarrësit do të mësojnë si të krijojnë zgjidhjet e tyre për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe si t’i zbatojnë ato. Kjo është punëtoria e parë prej një serie sosh që do të mbahen nga projekti gjatë muajve të ardhshëm.