Kadri Veseli do qëndrim të përbashkët për kufirin me Malin e Zi

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se duhet të ketë një qëndrim të përbashkët për çështjen e shënimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Shënimi i kufirit është një çështje strategjike e cila forcon pavarësinë dhe identitetin e Kosovës, shtoi ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.