Kosova do t’i paguaj miliona euro dëmshpërblim shtypshkronjës austriake

Shteti i Kosovës do të detyrohet të paguaj miliona euro dëmshpërblim shtypshkronjës austriake e cila ishte kontraktuar për prodhimin e pasaportave biometrike.

Një gjykatë ndërkombëtare, Oda Ndërkombëtare Ekonomike me seli në Paris, ka vendosur që shteti i Kosovës duhet të paguaj 4.9 milion euro kompensim shtypshkronjës AG Staatsdruckerei, për ndërprerje të parakohshme të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike si dhe për disa pagesa të pakryera, shkruan presseportal.de

Kosova kishte shpallur tende për furnizim me pasaporta biometrike në vitin 2011, ndërsa ky proces ishte kthyer në një skandal jo vetëm brenda kufijve të Kosovës.  Dy persona janë dënuar me burgim lidhur me këtë rast.

E akuzuara kryesore në këtë rast, shtetasja gjermane, Natali Velija, më 18 dhjetor të vitit të kaluar u dënua me 12 vjet burgim dhe 25 mijë euro gjobë, ndërsa Fisnik Blakaj me 11 vjet burgim dhe shumë të njëjtë gjobe.