Nuk do ta besoni se çfarë vesh nën fanellë Messi (FOTO)

Është zbuluar pajisja që Leo Messi e ka bartur gjatë ndeshjeve të fundit në sezonin që lamë pas

Sipas mediave spanjolle, bëhet fjalë për “STATSports Viper”, e cila monitoron rrahjet e zemrës dhe studion në mënyra të ndryshme performancën fiziologjike.

Se si funksionon kjo, tregon kreu i zhvillimit të biznesit në “StatsSports”, Richard Byrne.

“Funksioni i saj është që të mbledhë të gjitha të dhënat e performancës së lojtarit. Bëhet fjalë për gjëra themelore, si distanca e mbuluar, shpejtësia, stresi, ngarkesa. Janë detaj vërtetë të ndërlikuara të performancës”, deklaroi Byrne për “Sky Sports”.

Raportohet se nëj gjë e tillë përdoret nga 14 skuadra të Premierligës, derisa këtë edicon edhe Manchester City është duke e përdorur atë me kërkesë të trajnerit spanjoll, Pep Guardiola.Image