Zyba tregon se pse po ndodhin vërshimet në Prishtinë

Drejtori i ri i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Sali Zyba ka folur në “Interaktiv” të KTV-së për rastet dhe shërbimet që lidhen me këtë drejtori, transmeton PrishtinaPress.eu.

Zyba ka thënë se vërshimet e fundit në kryeqytet kanë ndodhur si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, por edhe si rezultat i punës së më hershme në Prishtinë, transmeton Koha.net.

“Rezultat i ndërtimeve pa vend e uzurpimeve që kanë ndodhur viteve të kaluara në Prishtinë, edhe si rezultat i infrastrukturës mbitokësore e nëntokësore, nuk mund të ndryshohet gjendja shpejt për pak vjet”, ka thënë Zyba.

Ndërsa për kompensimin e dëmeve, ai ka thënë se së pari duhet të shihen dëmet dhe natyra e tyre e më pas të bëhet vlerësimi i dëmeve.