Adnan Januzaj, jo te Sunderlandi, por te Milani

E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Serie A, konkretisht te skuadra e Milanit.

Mediet në Itali raportojnë se Rossonerët janë të interesuar të sjellin në ‘San Siro’ futbollistin me prejardhje nga Kosova, pas mësimit të lajmit se nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos te Unitedi.

Milani fillimisht kërkon të marrë Januzajn në formulën e huazimit, për ta blerë pastaj në fund të sezonit.

Januzaj edicionin e kaluar ishte në huazim për gjysmë sezoni te Borussia Dortmund në Gjermani, ndërsa këtë verë interesim për të po shpreh edhe Sunderland, që drejtohet nga David Moyes, ish trajner i Unitedit./Indeksonline/