Erdogani kritikon SHBA-në: Kush jeni ju? dijeni ku e keni vendin

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar ashpër ShBA-në për reagimin e saj ndaj puçit të dështuar ushtarak në Turqi, duke e akuzuar se po e strehon njeriun i cili qëndron prapa orkestrimit të grusht shtetit.

Ankara u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që ta ekstradojnë Fethullah Gulenin, klerikun mysliman që jeton në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani.

Qeveria turke e akuzon Gulenin për orkestrimin e puçit të dështuar më 15 korrik, nga i cili mbeten të vdekur 290 persona, shkruan AP.

Por, Gulen i ka mohuar të gjitha akuzat, për të cilat edhe ShBA ka kërkuar dëshmi nga Turqia.

Erdogani e ka kritikuar ashpër një zyrtar të ushtrisë amerikane, i cili kishte komentuar në paraburgosjen e mijëra anëtarët të personelit të ushtrisë turke pas puçit të dështuar.

“Nuk u takon juve ta merrni atë vendim. Kush jeni ju? Dijeni ku e keni vendin..” tha Erdogan.

“Në vend se ta falënderoni këtë komb për parandalimin e puçit në emër të demokracisë, ju e bëni të kundërtën duke ia mbajtur anën puçistëve,” tha Erdogan.

Duke vazhduar: “Përveç tjerash, planifikuesi i puçit ndodhet në vendin tuaj, dosido. Kurrë s’do të mund ta bindeni vendin tim se gjerat janë ndryshe”.