Jashari-Veliut: Ofendimet tuaja e tregojnë nivelin tënd intelektual

Shemsi Jashari nga rrjeti i OJQ-ve “DFK” i është kundërpërgjigjur kryetarit të Poduejvës, Agim Veliu, pasi ky i fundit e quajti atë ‘paçavër’, policë dhe shërbëtorë të partive të ndryshme.

Jashari, në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se nuk dëshiron të merret me gjuhën e përdorur nga kryetari Veliu, mirëpo konfirmon se prezantimi i problemet të pronave komunale janë të dëshmuara me fakte nga organizata të cilën e përfaqëson ai.

“S’kam koment për nivelin e gjuhës e përdorur, ofendimet drejtuar në emrin tim dhe që konfirmojnë nivelin intelektual të tij dhe qeverijsen në nivel komune. Është shumë e paarsyeshme. Unë kam pritur që ai do të prezantoj fakte që arsyetojnë veprimet e tija. Nëse mendon se ka të drejtë të na demantojë me fakte por jo me këtë gjuhë. Ne si organizatë nuk kemi këtë nivel të gjuhës, por ai për neve respkeohet si kryetar deri sa është në atë pozitë”, është shprehur ai.

Ndërsa për prezantimi e raportit, thotë se është i mbështetur në fakte me vendime të institucioneve të shtetit.

“Bartja e pronave nga shoqërore në prona komunale me një vendim që është marrë në asamblenë komunale me propozimin e kryetarit të komunë dhe aprovimin e kuvendit dhe i cili pastaj është shpallur i kundërligjshëm nga Ministria e Pushtetit Lokal, që ka përgjegjësi për t’i monitoruar ligjshmërinë e vendimeve të gjitha komunave. Që nga viti 2012 deri më tani asnjëherë nuk është zbatuar vendimi i MPL-së që e anulon vendimin për tjetërsimin e pronave nga shoqërore në komunale”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, kryetari Veliu në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se nuk merret me njerëz si Jashari, duke e akuzuar se po flet kuturu.

“Me këso ‘poçavre’ si Shemsi jashari unë nuk merrem, me policë e shërbëtorë të partive te ndryshme që akuzojnë palidhje, nuk merrem me të. Ai është poçavër, po hiqu tij”, është shprehur ai.  /Indeksonline/