Ky është numri i të lënduarve nga ngjarjet në “Beerfest”

Nga paniku i krijuar në Beerfest ka të paktën 20 të lënduar dhe po trajtohen në QKUK, mëson lajmi.net nga burime të sigurta.

Mësohet se nga këta të lënduar, 1 është nga plagosja me armë, 2 janë nga therrja me thikë, kurse të tjerët pas panikës së krijuar nga turma pas ngjarjeve të ndodhura.