Ministrja Hoxha fillon kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik. Deri më tani, Ministrja Hoxha ka emëruar dy këshilltarë.

Në pozitën Shef i Kabinetit, Këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, e cila ka të përfunduar studimet në lëmin e menaxhmentit dhe informatikës. Ajo ka përvojë mbi 15 vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat.

Kurse në pozitën e këshilltarit politik, deri tani është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike. Z. Sejdiu ka përvojë mbi gjashtë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive, transmeton Indeksonline.

Gjatë ditëve në vijim, ministrja Hoxha pritet të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit, duke qenë e përkushtuar për fuqizimin e shtetit ligjor, transparencës dhe llogaridhënies. Thuhet në një njoftim për media.