Ndërtimi i pikë kalimeve me Serbinë në fazën përfundimtare

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova po bënë përgatitjet finale për ndërtimin e pikë kalimeve të përhershme kufitare me shtetin fqinjë Serbinë, në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Ministrja Tahiri këto komente i bëri gjatë një vizite studimore për IBM-në në Kroaci, ku ishte e shoqëruar me përfaqësuesit e policisë dhe doganës, BE-së dhe UNOPS.

Ajo shtoi se ndërtimi i këtyre pikë kalimeve të përhershme kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Serbisë ofron mundësinë e një kontrolli më të mirë kufitar, si dhe avancimin dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave sipas parimeve të IBM-it.