Policia: Nuk pati sulm terrorist në “Beer Fest”, po vetëm të shtëna armësh

“Sonte rreth orës 22:55 minuta, në sheshin “Zahir Pajaziti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja”, ka thënë Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar për lajmi.net  incidentin që ndodhi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke thënë se  një person është plagosur nga disa të shtëna me armë.

Ai tha se në vendi e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash.

“Sonte rreth orës 22:55 minuta, në sheshin “Zahir Pajaziti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja”, ka thënë Hoxha.

“Njësitë policore kanë marr informatën se janë person është lënduar në këmbën e majtë, personi i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, tha ai.

Policia bënë thirrje se nuk ka vend për panik dhe se situata është nën kontroll. Hoxha tha se  ky incident nuk ka të bëjë më ndonjë sulm terrorist.