Barcelona ka fituar ndaj Celticut

Barcelona ka fituar ndaj Celticut me rezultat 3-1.

Goli i parë erdhi nga Arda Turan (11’), ndërsa Leigh Griffiths (29’) shënoi golin e nderit për skocezët.

Por, vetëm pas dy minutash nigeriani, Efe Ambrose, shënoi në portën e tij dhe riktheu epërsinë e spanjollëve.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 41-të nga Munir El Haddadi.

Ky takim ishte në kuadër të turneut miqësor Internacional Champions Cup. /Telegrafi/