Hani këto produkte, formoni muskujt

Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve, transmeton Zeri.

A do të keni sukses për t’i formuar muskujt varet nga ajo që konsumoni, si dhe mënyrat e ushtrimit. Nëse keni futur këto ushqime në menynë tuaj, aq më shpejt do t’i formoni muskujt.

– Vezët: Vezët janë të pasura me proteina, vitamina dhe përveç kësaj përmbajnë zink, hekur dhe kalcium, duke i bërë ato një nga ushqimet më të domosdoshme kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve.

– Spinaqi: Duket se marinari Popeye nga filmat e animuar nuk ka ngrënë spinaq për së koti. Një studim në vitin 2008 tregoi se spinaqi mund të rregullojë zhvillimin e muskujve, por duhet të konsumoni pothuajse një kilogram spinaq në ditë në mënyrë që ai të ketë efekt të tillë.

– Salmoni: Salmoni është i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3, të cilat luajnë rol pozitiv për ndërtimin e muskujve. Përveç kësaj, një studim tregoi se mund të ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit, kështu që rezultatet e ushtrimeve më shpejt janë të dukshme.

– Brokoli: Përzieni brokolin me perime të tjera që përmbajnë fibra (spinaq, patate, misër, spec të gjelbër, qepë, etj) dhe i zieni ato së bashku, por sigurohuni që të mos teprohet me zierje sepse atëherë humbin shumicën e vlerave të pasura me vitamina dhe minerale