Komuna u del në ndihmë banorëve të ‘Kodrës së Trimave’

Rruga “Nexhmedin Llomnica”, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë pas reshjeve të shiut po përballen me probleme të kanalizimit.  Një lexues i Indeksonline në e-mail të  redaksisë ka dërguar disa foto-video ku shihen ujërat e zeza teksa dalin në lagjen e tyre.

Mirëpo, pas raportimit “Indeksonline”, Komuna e Prishtinës u ka dal në ndihmë kësaj lagje të kryeqytetit.

Problemi i kanalizimit është zgjidhur, ashtu sic e dëshmon fotoja e dërguar nga banorët e “Nexhmedin Llomnicës”