“Largohet Thaçi”

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar daljen e vet nga politika, shkruan gazeta serbe “Danas”, transmeton Indeksonline. Gjatë kësaj interviste presidenti thotë se do të largohet nga skena politike.

“Politika nuk është jeta ime. Presidenca është dalja ime nga jeta institucionale e politikës kosovare”, citon kjo gazetë të ketë thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova së shpejti do të hapë kapitujt e gjetjes së drejtësisë nëpër gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin e Slobodan Milosheviqit dhe për këtë jemi përgatitu një kohë të gjatë

Ai ka përmendur vizitën që e ka bërë në Stara- Grackë ku në korrikun viti 1999 u vranë 14 serbë ndërsa ka mohuar që ndonjë krim i pasluftës në Kosovë të jetë bërë nga UÇK-ja.

Thaçi në fund ka theksuar se ka bërë një rikapitulim të karrierës së vet politike duke paralajmëruar daljen e vet nga skena politike.