Llapashtica, fitues i garës ndërkombëtare të fotografisë “Wiki Loves Earth”

Fotografia e Arben Llapashticës, e shkrepur në Malet e Sharrit, është fituese e garës “Wiki Loves Earth – Kosova”, për vitin 2016.

Wiki Loves Earth është një konkurs ndërkombëtar fotografik rreth zonave të mbrojtura natyrore. Këtë vit, për herë të parë, këtij konkursi i është bashkuar edhe Kosova. Gara ka qenë e hapur mes datave 1 dhe 31 qershor.

Qëllimi i “Wiki Loves Earth Kosovo” është dokumentimi i trashëgimisë natyrore në Kosovë, si dhe mbledhja e sa më shumë fotove cilësore të zonave të mbrojtura në Kosovë për t’i përdorur më pas ato në Wikipedian në gjuhen shqipe, në projekte të tjera të Wikimedias dhe kudo tjetër.

Vendin e dytë e ka zënë Burim Muqa, me foton e shkrepur në liqenin e Jazhincës, ndërsa të tretin Arian Muhaxhiri me foton nga Parku Kombëtar i Bjeshkëve të Nemuna.

Gjithsej janë zgjedhur dhjetë fotografi, të cilat mund t’i shikoni më poshtë, sipas renditjes:

Parku Kombëtar i Sharrit – Arben Llapashtica

Jazhince – Burim Muqa

Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna – Arian Muhaxhiri

Parku Kombëtar i Sharrit – Aljabakphoto

Jazhincë – Dardan1993

Rugovë – Besmir.H

Radavc, Pejë – Arben Llapashtica

Rugove – Dr. Graniti

Malet e Sharrit – Aljabakphoto

Rugove – Bujar Gashi