Me probiotikë kundër alergjive sezonale

Probiotikët, ose bakteret e mira, mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë  nga alergjitë sezonale, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët kanë analizuar rezultatet e 23 studimeve të mëparshme dhe kanë vënë re se njerëzit që vuajnë nga alergjitë ndaj polenit mund të presim përmirësime të caktuara në qoftë se konsumojnë probiotikë, transmeton ‘Zeri’.

Probiotikët janë bakteret për të cilat besohet se ndihmojnë në ruajtjen e zorrëve të shëndetshme. Ato janë gjetur në lloje të caktuara të ushqimeve të tilla si, djathë, kos, lakër turshi, etj.

Probiotikët mund të ndryshojnë balancën e baktereve në traktin digjestiv dhe në këtë mënyrë të mbrojë sistemin imunitar të mos reagojë në përgjigje të polenit dhe alergeneve të tjera, kurse kjo do të zvogëlojë simptomat e alergjisë.

Por ka nevojë për më shumë informacion për të interpretuar ndikimin e probiotikëve në sistemin  imunitar.

Simptomat alergjike, të tilla si, teshtitja, hunda e bllokuar apo që kullojnë hundët, sytë e përlotur, irrituar, të skuqur, etj, zakonisht trajtohen me kombinim të ilaçeve, duke përfshirë antihistaminë, sprej për hundë dhe medikamente që zvogëlojnë bllokimet e frymëmarrjes.

Në studimin e fundit hulumtuesit studiuan pra të dhënat e 23 studimeve të zgjedhura rastësisht që kanë përfshirë 1900 njerëz.