MI investon në infrastrukturën rrugore të fshatrave të Obiliqit

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se banorët e fshatrave Hamidi dhe Plemetin së shpejti do të lidhen me ura të reja.

Kjo do të ndodhë me investimin që po bënë Ministria e Infrastrukturës në këtë komunë.

Fillimin e punimeve në këto fshatra to ta vizitojnë, të hënën, më 1 gusht 2016, kryeministri Mustafa, ministri Zharku, si dhe kryetari i Obiliqit.

Investime të tilla po përmirësojnë kualitetin të jetës së qytetarëve në pjesët rurale, si dhe po ndihmojnë në zhvillimin ekonomik dhe të bujqësisë së këtyre pjesëve.