Mustafi i kërkon Valencias t’i mundësohet transferimi te Arsenali

Shkodran Mustafi është rrugës për t’u transferuar në Premierligë te Arsenali.

Trajneri Arsene Wenger e sheh 24 vjeçarin nga Gostivari si zëvendësues të të lënduarit Per Mertesacker.

Klauzola e lirimit të Mustafit është 50 milionë euro, por Mirror shkruan se Valencia do t’ia zbresë çmimin Arsenalit në 30 milionë euro, pasi që ekziston edhe dëshira e mbrojtësit për t’iu bashkuar Topgjinjve.

Mustafi në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, duke veshur fanellën e Evertonit.