Nusja tenton t’i djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën

Policia në Shqipëri ka njoftuar se në një familje në fshatin Stajkë në Shkodër, nusja ka tentuar të djegë me benzinë vjehrrën dhe kunatën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, rreth orës 00:20, ku shtetasja E.P ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe më pas kunatën, por fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Autorja është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.07.2016 rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P, shtetësia E.P, ka tentuar të djeg me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informon policia.