Juve nis përpjekjet për transferimin e Matuidit

Juventusi ka kontaktuar me Paris Saint-Germainin rreth disponueshmërisë së Blaise Matuidit.

Zonja e Vjetër pritet ta shesë Paul Pogban për një shumë rekorde te Manchester Unitedi, ashtu që është në kërkim të një zëvendësuesi.

Sipas calciomercato.com, Bianconerët po mendojnë për mesfushorin e PSG-së, edhe pse raportet ndërmjet klubeve nuk janë aq të mira që nga transferimi i Kingsley Coman si lojtar i lirë te bardhezinjtë.

Megjithatë, agjent i Matuidit është Mino Raiola, i cili mund të jetë thelbësor në arritjen e marrëveshjes.

Pritet që Juve të ofrojë 30 milionë euro për francezin, ndërsa kampioni i Ligue 1 kërkon diku 40 milionë euro për lojtarin.